Covid-19, mbi 2,3 milion të shëruar në mbarë botën

Numri i të shëruarve pas diagnostifikimit me Covid-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 2,3 milion.

Gjithsej 2.303.713 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Pas shfaqjes në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur gati në gjithë globin.

Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar 5.503.459 raste me virusin, ndërsa 346.774 njerëz kanë humbur jetën.