“Numrat që jep ministri janë 3-4-5 ditë me vonesë, shumëzoni me 2 për të parë realitetin


Dr. Liridon Disha

Një sqarim të vogël për publikun. Numrat e të infektuarve që çdo ditë na i kumton ministri, nuk janë të atypëratyshëm, por të dy-tre ditëve më herët! Kjo do të thotë se nëse sot janë 30 vetë në listë, kjo është pasqyra e para 3-4-5-6 ditëve më herët. Këtë numër duhet ta shumëzoni me 2 dhe do ta parafytyroni gjendjen reale të sotme. Kaq!