Mijëra persona protestojnë kundër masave të izolimit në Spanjë


Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Spanjë, kundër menaxhimit të koronavirusit nga ana e qeverisë.

Partia e të djathtës ekstreme, Vox u ka bërë thirrje mbështetësve që të vozitin makinat nëpër qytetet më të mëdha spanjolle, në mënyrë që të grumbullohen, por duke mbajtur distancën fizike.

https://twitter.com/VoxCordoba/status/1264146688710762497?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1264146688710762497%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fshprehja.com%2Fmijera-persona-protestojne-kunder-masave-te-izolimit-ne-spanje

Protestuesit në kryeqytetin Madrid kanë mbajtur flamuj spanjollë nëpër duar, teksa i kanë bërë thirrje kryeministrit socialist, Pedro Sanchez që të japë dorëheqje.

Spanja ka aplikuar disa prej masave më të ashpra në Evropë, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Në javët e fundit ka lehtësuar disa prej tyre, mirëpo Madridi dhe Barcelona kanë vazhduar të jenë në izolim për shkak të numrit të madh të rasteve të prekura me koronavirus

https://twitter.com/voxbaleares/status/1264138365051551745?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1264138365051551745%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fshprehja.com%2Fmijera-persona-protestojne-kunder-masave-te-izolimit-ne-spanje

Mirëpo të dyja këto qytete do të lehtësojnë disa masa nga dita e hënë duke mundësuar grumbullimin e jo më shumë se 10 personave.

Prej marrjes së masave të para në fillim të muajit mars, janë mbyllur shumica e bizneseve, që ka çuar në parashikime për tkurrje të ekonomisë për 12 për qind këtë vit në territorin spanjoll.