Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paradite e ka vizituar pacientin të cilit i është transplantuar zemra.
Mbrëmë për herë të parë në vendin tonë është kryer transplantim i zemrës, gjegjësisht transplantim nga një donator i vdekur.
Në Klinikën për kardiokirurgji shtetërore në Shkup, pas operacionit gjashtë orësh, në orën dy pas mesnate është transplantuar zemër e re në trupin e pacientit 54 vjeçar. Dy veshkat nga donatori i njëjtë për momentin po transplantohen në Klinikën për urologji tek dy pacientë me dobësi kronike në veshka të cilët me vite të tëra ishin në dializë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
“Transplantimi është i suksesshëm. Kjo është ditë e madhe për ne. Veçanërisht pas shumë gjërash. do të dëshironim së pari ta falënderojmë familjen e donatorit. Të sillet vendim që të dhurohet një organ në momentin kur e humbni më të dashurin, është shumë e vështirë. E paparamendueshme. Është e nevojshme shumë fuqi, shumë dashuri dhe shumë humanizëm që të mendoni për jetën e tjetër kujt në atë moment kur e dini se e keni humbur dikë shumë të afërt. Ata janë heronjtë e këtij tregimi. Do të doja t’i falëndeorj mjekët nga shëndetësia publike dhe private, infermieret, koordinuesit dhe të gjithë ata të cilët në mënyrë ekipore e kanë bërë transplantimin. Ky është sukses i madh për shëndetësinë e vendit”, ka thënë ministri Filipçe.