Pushimi i lehonisë zgjat deri në …


Nënat të cilat janë në pushim të lehonisë duhet të jenë të qeta. Derisa zgjasin masat ato nuk duhet të kthehen në punë, bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Që të sigurohet mbrojtje dhe kujdes për fëmijët, sqarojnë nga Ministria, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Dekret me fuqi ligji për zbatim të Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr.90), në të cilin me nenin 4 është paraparë kompensimi i pagës për mungesë nga puna e punëtores për shkak të shtatzënësisë, lindjes dhe prindërimit dhe birësimit, të vazhdojë të paguhet deri sa të zgjasin masat për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i virusit korona KOVID-19.

Realizimi i të drejtës së kompensimit bëhet përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vendimin për kohëzgjatjen dhe përfundimin e masave e sjell Qeveria, pas konkluzioneve nga Shtabi Kryesor Koordinues i Krizës i cili vendos sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi i ndjek gjendjet dhe nevojat të cilat janë në interes të mbrojtjes së fëmijëve për çka me kohë do të vazhdojë ta informojë publikun.

MPPS tregon se prioritet i yni i lartë është kujdesi dhe mbrojtja e fëmijëve. Duke ndërtuar shoqëri të drejtë sociale, sigurojmë trajtim të njëjtë për të gjithë fëmijët. Kujdesemi njëjtë për të gjithë./MIA