Disa ditë më parë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e kishte ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të ballafaqohen në një debat televiziv.
Ftesa e Kurtit erdhi pasi Thaçi në një debat në TV Dukagjini e quajti Vetëvendosjen organizatë kriminale.
Ftesës së Kurtit, Thaçi ka thënë se do t’i përgjigjet dhe do ta zhvillonte një debat shumë relaksues dhe zbavitës me Kurtin, shkruan Reporteri.
“Unë do a zhvilloja një debat shumë rekalsues dhe mund ta them shumë zbavitës”, ka thënë Thaçi në Rubikon, që pritet të transmetohet sonte.