Angellovska: Propozimi i Çulevit për shpërblim të policëve nuk korrespondon me rishikimin e buxhetit


Ministrja e Financave Nina Angellovska në konferencën e sotme për shtyp tha se propozimi i ministrit të Brendshëm Naqe Çulev për shpërblim monetar prej 15,000 denarëve për punonjësit e MPB-së nuk është në përputhje me kërkesën për rishikim të buxhetit të prezantuar dy ditë më parë.

“Propozimi për të cilin lexova në media nuk korrespondon me kërkesën për rebalancim gjithëpërfshirës të prezantuar dy ditë më parë. Unë thashë që qeveria do të përpiqet të gjejë mënyra për të shpërblyer të gjithë ata që e meritojnë dhe që ishin në vijën e parë pas punonjësve shëndetësorë, dhe policia dhe ushtria, zjarrfikëset dhe të gjithë ata që punuan shumë dhe dhanë potencialin e tyre maksimal në trajtimin e kësaj krize”, tha Angelovska.

Ndryshe, ministri Çulev gjatë ditës së djeshme njoftoi se ka dorëzuar në qeveri si propozim një dekret me të cilin do të shpërblehen me nga 15 mijë denarë të gjithë punëtorët MPB-së.