Koronavirusi: Infermieria ‘çmendet’ në një spital


Drejtuesit e një spitali për pacientët me koronavirus në Rusi morën masë disiplinore ndaj një infermiereje e cila e shfaq përpara pacientëve me një veshje mbrojtëse transparente, poshtë së cilës kishte veshur vetëm të brendshme.


Fotot e saj u bënë virale pasi një prej pacientëve që ishte i shtruar në spitalin e Tulës i shpërndau ato në rrjetet sociale. Ai shkruan se asnjë nga pacientët nuk u ankua për këtë gjë. Por drejtuesve të spitalit nuk iu pëlqeu kjo sjelle dhe vendosën të marrin masa ndaj infermieres për fyerje të uniformës.

Infermierja 20 vjeçare u justifikua përpara drejtuesve të saj se ajo ishte shumë seksi për të mbajtur uniformën dhe se nuk e kishte vënë re se veshja mbrojtëse ishte aq shumë transparente.