Afro 5 milion të infektuar, ja sa ka shkuar numri i të vdekurve nga Covid-19


Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19, por me një ritëm më të ulët.

Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 milion e 988 mijë e 994, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 324 mijë e 958. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 1 milion e 959 mijë e 149 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 570 mijë e 583 të infektuar dhe 93 mijë e 533 të vdekur nga Covid-19.

Ka ndryshuar rendtja. Rusia ka kaluar në vendin e dytë me 299 mijë e 941 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 2 mijë e 837 të vdekur nga Covid-19. Spanja renditet e treta ku në total ka 278 mijë e 803 raste dhe 27 mijë e 778 të vdekur. Brazili ka kaluar në vendin e katërt me 271 mijë e 885 raste dhe 17 mijë e 983 të vdekur.

Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 248 mijë e 818 raste dhe 35 mijë e 341 të vdekur. Në vendin e gjashtë renditet Italia me 226 mijë e 669 raste dhe 32 mijë e 169. Franca renditet pas Italisë me 180 mijë e 809 raste dhe 28 mijë e 022 të vdekur nga Covid-19.