Dje rreth orës 12 në Sektorin për Punë të Brendshme Ohër, një grua 40 vjeçare nga Ohri ka paraqitur se në të njëjtën ditë rreth orës 1 derisa vajza e saj 16 vjeçare është kthyer në këmbë për në shtëpi, është ndjekur nga N.T. nga Ohri dhe përpara hyrjes së ndërtesës së tyre i njëjti ka filluar ta prekë nëpër trup, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.
Kur vajza ka filluar të bërtasë ndihmë, ka dalë fqiu, pas së cilës N.T. ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori publik, ndërkaq tani po merren masa për pastrimin e rastit.