Zaevi dhe LSDM-ja po përdorin epideminë e koronavirusit për të ndarë biznese disamilionëshe, koncesione dhe për t’u bërë ryshfet klasik zgjedhor votuesve. Për shkak të sjelljes së tyre të papërgjegjshme në Maqedoni, kemi pasur një fundjavë të zezë dhe vetëm dje janë regjistruar 30 pacientë të rinj dhe 3 vdiqën. Me këtë, Maqedonia tejkaloi numrin e 100 viktimave.
Kështu qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së ku shtohet se Maqedonia është një rekord i zi në rajon për sa i përket vdekjeve për një milion banorë, ndërsa kemi më shumë viktima sesa Bullgaria, Shqipëria dhe Greqia bashkë