Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Mamurras, ku janë regjistruar një sërë të shtënash me armë. Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në rrethana ende të paqarta.
Konkretisht të lënduar kanë mbetur Klevis Lika e Eltion Zyka. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në Fushë- Mamurras dhe sipas të dhënave paraprake, shkak ka qenë një konflikt i çastit. Autori i dyshuar është një 22 vjeçar i identifikuar nga policia.
Dy të rinjtë kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve ndërsa janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Fatmirësisht dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.