Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet ngjyrat me ylberit, Kurti: Diskriminimi s’ka vend në shoqërinë tonë!


Data 17 maj shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, përmes një postimi të bërë në Tëitter ka publikuar një fotografi ku shihet ndërtesa e qeverisë e veshur me flamurin e LGBT-së, derisa ai ka shkruar se diskriminimi s’ka vend në shoqërinë tonë.

“Sonte, Qeveria e #Kosovës është ndezur me ngjyra ylberi. Diskriminimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe askush nuk duhet të gjykohet e as të frikësohet për sigurinë e tyre për shkak të cilët janë.

#IDAHOT”, shkruan Kurti.