Zgjedhjet, partitë me qëndrime të ndara para takimit

Një ditë para takimit të serishëm të liderëve me presidentin Stevo Pendarovski, përfaqësuesit e partive politike vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Se ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve flet edhe përgjigja pozitive e OSBE/ODIHR-së se janë të gatshëm të vazhdojnë me monitorimin e misionit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. // KSHZ pas gjendjes së jashtëzakonshme të duhet ti përfundojnë obligimet dhe në afat prej 22 ditësh të mbahen zgjedhjet- deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Nga VMRO-DPMNE thonë se nuk dëshirojnë që të flasin për datë për zgjedhje.

“Nevojitet mbrojtje urgjente e shëndetit të qytetarëve. Absolutisht duhet të ndërpritet licitimi për datë të zgjedhjeve për shakë se ato janë loja të Zoran Zaevit, këtë nuk e pranojmë, nevojitet sjelle e pjekur dhe seriozitet në këto momente- pohoiNaum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Për BDI-në nuk është me rëndësi data. Nga kjo parti thonë se do tu adaptohen rekomandimeve të institucioneve kompetente.

“Ne jemi ndoshta partia e vetme të cilës data nuk i luan rol në epilogun e zgjedhjeve. Prandaj nuk kalkulojmë me data, por kalkulojmë me çështje të tjera, ajo është si do të reflekton gjendja shëndetësore, a do të ketë kapacitete logjistike dhe si do të arrihet një harmoni politike nesër- tha Bujar Osmani, BDI.

Pasi në takimin e javës së kaluar, liderët e Partive politike nuk arritën marrëveshje konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ka thirrur edhe një takim tjetër për nesër në mesditë./Alsat