Blindohet rruga problematike te “Çairçanja” në Çair


Pjesa më kritike dhe më e dendur e bulevardit të njohur si “Çairçanja” në Çair tashmë është ndarë me bankina të betonit me qëllim që të sigurohen më tepër këmbësorët. Ky veprim i autoriteteve është i mirëseardhur për qytetarët.

“Mendoj se është mirë, u shmangën disa gjëra, ja këtu tek hyrja dhe dalja e rrugicave bëhej ngarkesë më e madhe. Por edhe siguri më e madhe do të jetë.”

Po më mirë është, super, më mirë është.

“Shumë më mirë është, ka qenë e planifikuar për komunikacionin urban dhe është shumë mirë. Por tash duhet të mendojnë dhe të vendos ekipi i komunikacionit se çka me këto kyçje anash se aty janë problemet të gjitha.”

“Në këtë rrugë është shumë mirë me të vërtet, por tek ne është shumë ngushtë rruga.”

Nga Qyteti i Shkupit thonë se vendimin e këtillë e kanë marrë për të shmangur komunikacionin e dendur dhe për të rritur sigurinë e këmbësorëve.

Qyteti i Shkupit

“Me rëndësi për ne është siguria e qytetarëve. Kjo që është bërë mbrëmë është vetëm fillimi, ndërsa do të vazhdohet me vendosjen e shenjave të komunikacionit dhe kompletimin e plotë të rrugës. Ftojmë edhe organet tjera kompetente që të veprojnë dhe të mos lejohen parkimet e automjeteve që do të bllokojnë rrugën.”

Nëse përsëri do të vazhdojë kaosi në bulevardin “Cvetan Dimov”, nga Qyteti i Shkupit shtojnë se atëherë ekziston mundësia mburoja të vendosen deri në fund të rrugës./Alsat