Ish-presidenti amerikan Barak Obama dje kritikoi ashpër mënyrën sesi presidenti aktual në Shtëpinë e Bardhë, Donald Tramp, menaxhon krizën me koronavirusin në vend.
“Më shumë se gjithçka tjetër, kjo pandemi ka hequr plotësisht dhe përfundimisht mbulesën për idenë e shumë bartësve të funksioneve publike se nuk dinë se çfarë bëjnë,” tha Obama në një kritikë të rrallë publike për administratën aktuale. “Disa prej tyre as nuk aktrojnë se nuk e dinë,” tha ai.
Javën e kaluar megjithatë doli deklarata e tij nga një telekonferencë private në të cilën tha se mënyra në të cilën Trampi e menaxhon pandeminë është “katastrofë kaotike e jashtëzakonshme”.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në SHBA nga Kovid-19 kanë vdekur më shumë 12.000 persona. Numri i përgjithshëm i të vdekurve tani arrin 89.000 më shumë se kudo tjetër në botë. /MIA