Një 19- vjeçar ka habitur policinë me gjestin e tij, kur u ka thënë se kishte ardhur për të dorëzuar kuletën që e kishte vjedhur.
Djaloshi quhet Connor Dawes dhe ka kërkuar falje për atë që ka bërë.
Dorëzimin e kuletës nuk e bëri për shkak se nuk kishte para brenda saj, por se ajo ishte i përkiste një personi autik.
Conner e ka kuptuar këtë në momentin që ka hapur kuletën dhe ka lexuar dokumentet që ishin brenda.
Djaloshi ka dalë para gjykatës për vjedhjen e kuletës dhe dënimi që ka marrë është disa javë punë tek qendra e shërbimeve sociale.