Rishikimi i buxhetit shkurtoi mjetet për disa institucione dhe veprimtari por jo edhe financimin e partive politike. Zëvendësministrja e Financave Shirete Elezi deklaroi se kompetente për çështjen e financimit të partive është Ministria e Drejtësisë, por, si parti, nuk u përgjigj nëse BDI-ja ka qenë e gatshme të mbështesë shkurtimin e këtyre mjeteve.
Çdo kursim të cilin do të arrijmë ta bëjmë edhe me përfundimin e zgjedhjeve, sigurisht do të ketë bashkëpunim nga ana e KSHZ-së, nga institucionet e duhura, ne do t’i shfrytëzojmë përsëri për t’i ridestinuar për ekonominë vendore- deklaroi Shirete Elezi, BDI.
Nga LSDM thotë se financimi i partive nuk u ndërpre për shkak të mungesës së konsensusit.
Kishte kërkesë të tillë për zvogëlimin ose heqjen e plotë të të njëjtave, por nuk u gjet konsensus, gjithsesi Qeveria është organ kolektiv i vendimit dhe si i tillë përmes konsensusit sillen vendime- pohoi Fatmir Bytyqi, LSDM.
VMRO-DPMNE-ja është e gatshme të heqë dorë nga mjetet e buxhetit por nuk është e sigurt se ku do të përfundonin ato mjete.
Gjendja e jashtëzakonshme keqpërdoret jo për shëndetin e qytetarëve por për sjelljen e dispozitave me forcë ligjore që të miratohen pakot buxhetore për ryshfet të cilat Zaev i quan ndihmë në prag të zgjedhjeve të mundshme- pohoi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE 17.26:17.40
Sipas Ligjit për financim të partive politike, nga buxheti i shtetit partitë çdo vit marrin nga 4.5 deri 5 milion euro, respektivisht 0.15% të buxhetit. Në vitet kur ka zgjedhje, partitë marrin mjete buxhetore shtesë edhe për financimin e fushatave zgjedhore.