Kosovë/12 pacientë me koronavirus në Infektivë: Dy në gjendje të rëndë


Në Klinikën Infektive të QKUK’së janë të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Prej tyre 8 pacientë janë në gjendje stabile, 4 në gjendje më të rëndë, prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në Mjekim intensiv.

3 pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ në Covid-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse 3 të tjerë janë në pritje të rezultateve për SARS-Cov-2 (Covid-19).