OSBE/ODIHR e gatshme të vëzhgojë zgjedhjet eventuale


Misioni i OSBE/ODIHR në Shkup i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për mundësinë e vëzhgimit të zgjedhjeve të parakohshme eventuale ne vend.

Informatën për Alsat e konfirmuan nga Ministria e Punëve të Jashtme prej ku thonë se detaje më të hollësishme do t’i japin në takimin e liderëve ditën e hënë./Alsat