Është bërë e ditur se qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri ligjor me masa urgjente në përballimin e pandemisë Covid-19.
Sipas informacioneve, thuhet se dekreti përcakton një kuadër normativ kombëtar masash që hyjnë në zbatim nga data 18 maj deri më 31 korrik 2020 e që me anë të urdhëresave shtetërore, rajonale e komunale vendosin rregullimin e lëvizjes së personave fizik si dhe mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve tregtare, prodhuese e sociale.
Lëvizja e lirë lejohet prej datës 18 maj e deri më 2 qershor 2020 nga një komunë në tjetrën brenda të njëjtit rajon, e ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin me mjete publike e private nga një rajon në tjetrin.
Ndërkohë prej datës 3 qershor 2020 do të lejohet lëvizja e lirë në të gjithë territorin kombëtar e limitimet mund të kryhen vetëm nga urdhëresa rajonale në varësi të rrezikut epidemik i pranishëm në këto zona.
Gjithashtu prej datës 3 qershor Italia hap kufijtë e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.
Dekreti i ri qeverisë italiane konfirmon ndalimin e lëvizjes për personat në regjim karantinimi deri sa strukturat shtetërore të vërtetojnë shërimin e tij nga Covid-19.
Do të vazhdoj të jetë i ndaluar grumbullimi i njerëzve në vende publike e të hapura.
Aktivitetet tregtare e prodhuese do të jenë të hapura e do të respektojnë protokollin kombëtar të sistemit të sigurisë së shëndetit në punë e të distancimit social.
Prej datës 18 maj do të hapin të gjitha objektet e kultit të të gjitha besimeve, si dhe palestrat e pishinat.