Aleanca për Shqiptarët ka dhënë sot një propozim për Qeverinë së Maqedonisë së Veriut në lidhje me rrogat e funksionarëve shtetërorë të zgjedhur dhe të emëruar.
Pasi Gjykata Kushtetuese para disa ditëve rrëzoi poshtë dekretin e qeverisë me të cilin u ulej rroga të gjithë funkionerëve, nga partia e drejtuar nga Ziadin Sela, kanë një ide tjetër se si mund të arrihet kjo gjë. Sipas Aleancës për Shqiptarët, me qëllim që Gjykatatë mos e rrëzojë këtë vendim, qeveria duhet të ulë koeficientin e përllogaritjes së rrogave për çdo funksionar.
Kjo është kumtesa e plotë e Aleancës për Shqiptarët:
Pasi Gjykata Kushtetuese me vendim të ngutur vendosi që të anulojë urdhëresën e Qeverisë për ulje të pagave të deputetëve, gjykatësve dhe zyrtarëve, humaniteti në këtë kohë krize mbeti në vullnetin dhe dëshirën e të zgjedhurve dhe të emëruarve.
Praktikat e deritanishme dhe keqpërdorimet e shpeshta të parasë publike madje edhe tani në kohë pandemie lenë dyshim që humaniteti te një numër i konsiderueshëm i kësaj kategorie as që ekziston e në rastet tjera bëhet vetëm për publicitet politik.
Nëse qeveria ishte e sinqertë me vendimin që mori që 2060 funksionarëve shtetërorë t’u ulen pagat deri në rrogën minimale prej 14,500 denarë për muajt prill dhe maj, ashtu siç do të marrin për shkak të krizës të punësuarit në sektorin privat apo ato që kanë humbur vendet e tyre të punës, këtë duhet ta bëj ashtu që të mos mund të kontestohet nga ana e Gjykatës Kushtetuese.