Albërie Hadërgjonaj i kthehet Spiropalit: Ha m**, ik shko në shtëpi injorante!


Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka humbur paksa qetësinë gjatë seancës plenare sot në Kuvend. Gjatë një debati me deputeten e opozitës, Rudina Hajdari, Spiropali ka shpërthyer në ofendime kundër artistëve që po protestojnë kundër shembjes së godinës.

Në fjalën e saj ajo tha se Teatri Kombëtar i ri do të ngrihet më i bukur se kurrë, e vijoi më tej duke thënë se në vend nuk ka pasur teatër, por ca aktorë trushplarë.

“Edhe një çështje tjetër, Teatri. Ja ku bashkoheni edhe ju me ata. Sepse ata janë tallur, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, do të ngrihet aty, më i fortë dhe më i bukur se kurrë. Nuk kemi patur teatër moj zonjë, kanë qenë ca trushplarë e jo artistë. Shumica e aktorëve që kanë dhënë shpirtin në atë skenë do vazhdojnë ta japin në mënyrë dinjitoze. Ata duan të bëjnë Pazar për veten e tyre, për sistemin, ju doni të mbijetoni në politikë, po në të njëjtën mënyrë”, ishte kjo deklarata e ministres.

Por reagimi i saj nuk ka kaluar pa u vënë re. Shumë artistët e aktivistë në rrjet janë kundërvënë Spiropalit, dhe shprehen se ajo duhet të kërkojë falje për këtë deklaratë.

Reagimi më i spikatur ditën e sotme ka qenë ai i këngëtares Albërie Hadërgjonaj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në “Instastory”, ajo i thotë Spiropalit të shkojë në shtëpi dhe të qendrojë me fëmijët se për atë punë është.

Hadërgjonaj thekson se ministrja duhet të ngrejë zërin për të drejtat e artistëve.

“Po ik moj injorante Elisa Spiropali. U bëre ti të tregosh për artistat që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajt e ty, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han M… për artistat“, shkruan këngëtarja./abcnews