Vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi ditën e Vitit të Ri, Gjykata jep vendimin e papritur për shqiptarin


Shqiptari që jetonte në Melburn, i cili vrau vajzën dhe dhëndrin nuk është shpallur fajtor nga Gjykata në Australi, për shkak të problemeve mendore.

Osman Shaptafaj pretendoi se ishte probleme mendore, kur qëlloi Lindita dhe Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, teksa po hynin në shtëpinë e familjes Musai në Yarraville.

Vajza e tij Lindita 25 vjeçe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Vetoni 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.

Ndaj Shaptafaj rënduan dy akuza për vrasje, por sot ai u deklarua jo fajtor për shkak të shëndetit mendor. I akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj.