Tetovë, tregtarët rihapin “tregun e grave”


Edhe pse zyrtarisht leje për të rifilluar me punë nuk ka Tregu i ashtuquajtur i grave në Tetovë, ku grumbullohen shumë njerëz ditëve të enjte, megjithatë, sot ky treg dukej kështu.

-A ju dhanë leje që të nisni të punoni?

“Nuk e di, i pash që kishin dalë disa, dola edhe unë të shes”.

Përveç dyndjes së madhe të qytetarëve në treg, shumica nga to nuk mbanin as maskat, dorezat, ndërsa nuk respektohej as distanca sociale. Të pyetur nga Alsat përse nuk i respektojnë masat për mbrojtje, shumica e qytetarëve me përgjigje se nuk kanë frikë nga virusi.

“Jo more çfarë frike, shihe krejt pa maska janë. Rehat rri as që e kam mendu bile”.

“S`kemi frikë aspak. Po edhe e kam harru, e kam harru në veturë”.

As shitësit nuk i respektonin masat.

“Maskën ja ku e kam, e vendosi ja. Dorezat i kam po ja në xhep i mbaj”.

“Duhet ti mbajmë, ajo patjetër është për shëndetin tonë. Ato janë në favorin tonë patjetër është por se i harrojmë ndonjëherë..”.

Tregjet në rajonin e Pollogut janë mbyllur që prej katër javësh, ndërsa rihapja e tyre, ka ndodhur në mënyrë spontane dhe pa lejen e shtabeve të krizave./Bashkim Sulejmani