Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp tha se të gjithë faktorët janë përmirësuar.
“Tani jemi në fazë kur i shohim efektet e masave restriktive.
Të gjithë faktorët që na premtojnë një periudhë të qetë. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se virusi nuk do të zhduket, deri në gjetjen e vaksinës dhe krijimin e imunitetit.
Pra duhet të mësohemi me virusin. Faktorët që mund të ndikojnë në përkeqësimin e situatës janë hapja e kufijve, fillimi i shkollave gjatë shtatorit”, tha Filipçe.