Osmani: Skandal është dënimi për personat që u dënuan në karantinë shtetërore

Dënimi i personave në karantinë shtetërore është skandal, tha Bujar Osmani në Click Plus. Sipas institucioneve qytetarët janë dënuar me nga 3000 euro për shkak se kanë shkelur rregullat e karantinës shtetërore, ndërsa të dënuarit thonë se ata janë dënuar sepse nuk e kanë nënshkruar formularin për karantinë shtetërore në gjuhën maqedonase pasi që ata kanë kërkuar që ajo të jetë në gjuhën shqipe.

Osmani tha se ka reaguar ashpër në Qeveri për atë se nëpunësit shtetëror kanë komunikuar me qytetarët shqiptarë vetëm në gjuhën maqedonase dhe tha se në Qeveri janë arsyetuar se për shkak puna ka qenë urgjente dhe nuk ka pasur kushte teknike për t’i bërë në dy gjuhë.