Haradinaj: Drejtësia duhet të vendoset sa më parë për krimet serbe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës.

Sipas tij, Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur, që u ekzekutuan barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik.

“Drejtësia duhet të vendoset sa më parë, e ata që kryen këto krime, të marrin dënimin meritor. I përjetshëm kujtimi për të rënët. Lavdi”, shkroi sot ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.