Filluan me punë qendrat tregtare, bastoret sportive dhe autoshkollat


Masat në vend kanë filluar të zbuten, ndërsa prej ditës së djeshme, në përputhje me vendimin e Qeverisë filluan me punë disa nga molet, bastoret sportive dhe autoshkollat. Tashmë prej dje qendrat për edukim për të rriturit mund të realizojnë trajnime dhe seminare.

U hapën edhe autoshkollat dhe Enti për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit Shkup. Me rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive, prej dje filluan me punë ordinancat stomatologjike në vend, të cilat janë të detyruara
t’u përmbahen protokolleve dhe udhëzimeve për punë.