Përplasje mes Abazit dhe Kajtazit, i përmenden deklaratat ku akuzonte VV’në


Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi dhe analisti Vehbi Kajtazi kanë pasur një përplasje mes vete në lidhje me disa deklarata.

Kajtazi tha se Abazi merret me konspiracion dhe ka statuse dhe deklarata të ashpra dhe akuzon rëndë Lëvizjen Vetëvendosje në të kaluarën.

“Ju merrni me konspiracion, jo vetëm ky status, por edhe deklaratat e tjera dhe intrevistat e juaj z.Abazi, ju keni thënë deklarata më të rënda, gjuha e Avdullah Hotit është më e respektueshme sesa e juaj dikur që ishte për Vetëvendosjen, njëra prej tyre është intervista e juaj në Rrokum Tv”, tha Kajtazi, transmeton Gazeta Metro.

Kurse në anën tjetër Abazi tha se këto deklarata u copëzuan dhe se nuk janë të vërteta.

“Këto janë deklarata të copëzuma nga ana e juaja dhe gënjeshtra janë”, tha Abazi duke mos ofruar fakte apo dëshmi se nuk i ka thënë ato diku.

Kujtojmë se Haki Abazi e kishte quajtur Vetëvendosjen si parti e njëjte si PDK’ja dhe si vrasëse të Astrit Deharit.