Manastirliu mesazh për infermierët: Të palodhur në vijën e parë të betejës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vlerësoi punën e bërë nga infermierët në luftën kundër koronavirusit.

Ajo përcolli një mesazh në rrjetet sociale, me anë të të cilit falenderoi çdo infermier për shërbimin e tyre.

“Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin. Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit?? ??‍⚕️?‍⚕️ Infermierët ❤️ e sistemit tonë shëndetësor #DitaBotëroreInfermierëve #BASHKË”