Në Slloveni në të njëjtën tavolinë në restorante mund të ulen edhe persona që nuk jetojnë bashkë


Vetëm disa ditë zgjati vendimi i Qeverisë, i cili parashikonte në restorante dhe kafene në Slloveni të mund të ulen vetëm anëtarët e së njëjtës familje, gjegjësisht njerëzit që jetojnë së bashku.

Menjëherë pas hapjes së ambienteve hotelierike u vërejt se është pothuajse e pamundur që një rregull i tillë të funksionon në praktikë, kështu që u ndryshua shpejt.

Megjithatë, në një vend me një numër minimal rastesh të reja të koronavirusit, restorantet dhe kafenetë mund të punojnë vetëm nëse kanë një zonë të hapur ose tarracë, ndërsa të ftuarit mund të ulen ekskluzivisht në ato zona.

Pothuajse të gjithë hotelierët, në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar slloven të Shëndetit Publik, kanë bërë renditje të re të tavolinave, të cilat tani janë dy metra larg. Ata ankohen se ende nuk punojnë me fitim, sepse gjatë çdo shiu objektet e tyre duhet të mbyllen praktikisht.