SI U TRADHËTUA NGA SHKRIMET E TIJ VRASËSI SERIAL QË PUNONTE GAZETARË NGA KËRÇOVË


Kërçova prej vitit 2005 deri në vitin 2008 ishte kthyer ne vendin më të pasigurt ne Maqedoni. Pikërisht në ato vite kishte ndodhur vrasja e Mitra Simjanoska 64 vjeç, Zivana Temelkovska 65 vjeç dhe Ljubica Licovska 56 vjeç, të gjitha të maltretuara të lidhura dhe të gjetura brenda në qese. Si për ironi të gjitha këto gra punonin si pastruese dhe ishin te varfura.

Vlado Taneski ish gazetarë hulumtues i “Nova Makedonija” dhe “Utrinski Vesnik” dhe i njohur në këtë qytet, ishte i pari që raportonte për këto krime monstruoze, duke i përshkruar në hollësi se si kishin ndodhur vrasjet.

Në vitin 2008 pas shumë kërkimeve policia arreston pikërisht gazetarin Vlado Taneski i vetë tradhëtuar nga shkrimet e tij, pasi kishte sqaruar në detajet më te vogla rreth krimeve, si ishte përdorur celulari në krim, ku ishin shenjat e malltretimit e shumë detaje tjera. Pas arrestimin dërgohet në paraburgim në Tetovë.

Që ngjarja të jetë edhe më tragjike pas disa ditëve gazetari gjendet pa shenja jete dhe një kovë me ujë afër tij, pra ai ishte vetëmbytur duke mbajtur kokën në ujë, gjë që është shumë e palogjikshme pasi kjo është e pamundur.

Pas vdekjes së tij në opinion linden dyshime se ai ishte mbytur gjatë marrjes në pyetje nga ana e policise. Kjo metodë njihet me emrin  “Waterboarding” , dhe përdoret gjerësisht nga shërbimet shtetërore për marrje ne pyetje të të dyshuarve.

Kjo temë ngjalli dyshime të mëdha edhe në mediat më prestigjioze botërore duke krijuar shumë filma dhe dokumentarë të ndryshëm.