Koalicioni “Mundemi” për zgjedhje më 14 qershor, pritet qëndrimi i partive të tjera


 Të shfrytëzohet momenti i stabilizimit të koronavirusit dhe pandemisë dhe të shkohet në zgjedhje në mes të qershorit, është qëndrimi i kryetarëve të partive nga koalicioni “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja që u krijua në takimin e djeshëm në selinë e partisë.  Qëndrimi  i  do të prezantohet në takimin e liderëve të martën te presidenti Stevo Pendarovski.

Sipas liderit të LSDM-së Zoran Zaev do të ishte papërgjegjësi të rrezikohet shëndeti i qytetarëve dhe të shkohet në zgjedhje në vjeshtë kur pritet piku i ri i infektimit. Konsiderohet se duhet të shfrytëzohet gjendja kur piku i koronavirusit kalohet dhe kur intensiteti po ulet që të mbahen zgjedhjet sepse në kushte të tilla nuk ka rrezik për shëndetin e qytetarëve.

 

Kjo do t’i jepte mundësi shtetit që më mirë të përgatitet për valën e re me qeveri të zgjedhur politike dhe Kuvend dhe institucione funksionale që ekonomikisht më mirë të ballafaqohet me pasojat, dhe shtoi se nëse përsëritet kriza do të mbetemi jashtë çfarëdo lloj mundësish kushtetuese.

Në takimin e liderëve Zaevi  pret që të arrihet konsensus dhe të definohet data për mbajtjen e zgjedhjeve sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të flitet për mënyrën e udhëheqjes së fushatës.

VMRO-DPMNE-ja opozitare, megjithatë, ende konsideron se për momentin zgjedhjet nuk  janë prioritet i parë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski deklaroi se janë për mbajtjen e zgjedhjeve këtë verë, por për zgjedhje të cilat nuk do ta rrezikojnë jetën e qytetarëve. Përsëriti se prioritet i partisë para së gjithash është shëndeti i qytetarëve, e pastaj zgjedhjet demokratike dhe korrekte.

“Që ta shohim se kur do të mbahen zgjedhjet dëshiroj t’i dëgjoj autoritetet shëndetësore dhe pastaj të udhëhiqem, e gjithashtu edhe kryetarin e KSHZ-së se sa kohë nevojitet për përgatitje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha Mickovski.

Konsideron se sipas normave juridike pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nevojiten 60 ditë që të organizohen zgjedhjet.

 

“KSHZ-ja duhet të vendosë për skenarin në lidhje me mënyrën se si do të vijojnë aktivitetet zgjedhore. Praktikisht sa kohë u duhet atyre për të realizuar proces zgjedhor të drejtë dhe të besueshëm. Do t’ju kujtoj në këto zgjedhje, edhe pse qytetarët do të votojnë, dhe partitë politike do të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve, unë duhet t’ju kujtoj se është e nevojshme të keni  prani të besueshme të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-së dhe ODIHR-it. Unë supozoj se ju e ndiqni situatën dhe e dini që kufijtë e BE-së mbesin të mbyllura deri më 14 qershor. Më tutje dua t’ju kujtoj gjithashtu që OBSH ka zgjatur afatin e shpalljes së pandemisë për tre muaj. Kështu që ka shumë faktorë që duhen analizuar para se të merrni një vendim përfundimtar”, sqaroi Mickoski.

Ai shpreson se për datën e zgjedhjeve do të arrihet konsensus me partitë e tjera politike.

Qëndrimi i BDI-së, megjithatë, që këto ditë e bëri të ditur zëvendëskryeministri Bujar Osmani është se duhet t përmbushen dy kushte për mbajtjen e zgjedhjeve – të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve dhe të ketë vëzhgues së OSBE/ODIHR.

Kjo do të thotë se nëse këto dy kushte përmbushen, nëse Komisionit thotë se nuk ka rrezik për shëndetin e njerëzve të votojnë të organizohen, edhe vëzhguesit të konstatojnë se mund të vijnë t’i ndjekin zgjedhjet, ne jemi me qëndrim se zgjedhjet mund të mbahen në çdo kohë”, tha Osmani.

Rezultatin e takimit të liderëve për zgjedhjet e poret Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, edhe pse disa anëtarë të tij dolën me qëndrime të kundërta rreth procedurës zgjedhore.

 

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski, konsideron se procesi zgjedhor duhet të organizohet nga fillimi, me ricaktim të zgjedhjeve, që të mos  mundet dikush ta kontestojë legjitimitetin  e tyre.

Anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko, megjithatë thotë se afatet zgjedhore duhet të vazhdojnë atje kur janë ndërprerë për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë nga Kovid-19.

Qëndrim të njëjtë paraqesin edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe ish kryetari i KSHZ-së Aleksandar Novakovski, sipas të cilëve, menjëherë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të vazhdojnë aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve atje ku janë ndalur, ndërsa liderët e partive, sipas rekomandimit të autoriteteve shëndetësore, ta dakordojnë termini për mbajtjen e tyre.

Në takimin e liderëve te shefi i shtetit që do të mbahet nesër janë ftuar  liderët e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, PDSH-së, Besës dhe të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa ftesë ka marrë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.