Nënrkyetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri ka përmendur akterët kryesor të ngjarjes së Lagjes së Trimave në Kumanovë, e cila ka ndodhur më 9 maj të vitit 2015.
“Asnjëher të mos përsëritet. Naçe Çulev a je duke fjetur në qetësi??? Atëher ishe drejtor i Agjencisë për Kundërzbulim, kurse Sinisha dhe Shenasiu, ishin akterët kryesor” është shprehur Zekiri, njofton agjecia e lajmeve INA.
Edhe pesë vjet nga ngjarjet në Lagjen e Trimave që qytetin e Kumanovës, më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, mbeten dyshimet mbi atë që kishte ndodhur në këtë lagje të banuar me shqiptar.
Në luftimet dyditore që kishin tronditur jo vetëm këtë qytet dhe Maqedoninë, por edhe rajonin më të gjerë, kishin humbur jetën 18 persona, prej tyre 8 policë dhe 10 pjesëtarë të një grupi të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare, të gjithë shtetas të Kosovës, të cilët pretendonin se luftimet i kishin nisur për të sensibilizuar opinionin për të shkak të pozitës së rëndë të shqiptarëve në Maqedoni.
Tridhjetetetë pjesëtarë të grupit ishin arrestuar, 8 prej të cilëve janë dënuar me burgim të përjetshëm, 4 janë liruar ndërsa të gjithë të tjetër janë dënuar me 746 vjet burg. Njëzetetre nga të dënuarit, po ashtu janë shtetas të Kosovës ndërsa në mesin e të tjerëve ka edhe shtetas të Shqipërisë.