Kaos në Gjenevë: Sulmohet familja e lojtarit turk, kurse ai kërcënoi me prerje kokash (VIDEO)

Përfaqësuesja e Turqisë dhe Tunizit mbrëm zhvilluan ndeshjen e tyre miqësore në Gjenevë, e cila mbaroi me rezultatin 2-2, mirëpo gjatë ndeshjes pati një incident ku ishte i përfshirë sulmuesi turk Cent Tosun.

Turqia me anë të Tosun morri epërsinë në minutën e 54, kurse në atë momente u sulmua familja e tij nga tifozët e Tunizisë.

Tosun nuk arriti të përmbahej dhe u afrua te tribuna duke i kërcënuar tifozët tunizian me vrasje.

Ndeshja u ndërpre, kurse Tosun u ndëshkua me karton të kuq i cili ishte kartoni i kuq i parë për të në karierën e tij.