Në këto pamja, Millosheviq shihet i vendosur në bazën ushtarake në Bosnje dhe Hercegovinë, konkretisht në qytetin e Tuzlas.
Videoja tregon kryekriminelin serb në dhomën e pritjes së ngushtë të bazës ushtarake amerikane. Ai më pas u fluturua me helikopter nga Beogradi dhe priti një aeroplan ushtarak amerikan për ta çuar në Hagë.
Milloshevqit ia vendosën prangat në burgun qendror të Beogradit në rrugën Bacvanska pasi i është dorëzuar policisë në orët e para të mëngjesit të së Dielës, 1 Prill të 2001-ës.
Ndryshe, gazetarët në vendngjarje kanë thënë se janë dëgjuar të shtëna vetëm pak kohë përpara se një varg makinash të dilnin nga porta e shtëpisë së Millosheviqit.