Propozimet për të lejuar autoshkollat të fillojnë punën dhe disa institucione tjera si dhe kazinotë dhe bastoret, do të diskutohen nesër në mbledhjen e Qeverisë.
“Do të rekomandohet hapje e institucioneve gradualisht. Ata që organizojnë kurse, autoshkollat do të jenë të parat që do të funksionojnë në pajtim me propozimet por ta përsëris se këto propozime do të diskutohen në mbledhjen e nesërme dhe do t’i propozohen Shtabit qendror në Qeveri. Të gjitha ata insitucione të cilat lehtë mund të vendosin rendin e distancës, dezinfektimit, mbajtjen e maskës, të gjitha këto si dhe bastoret që do mund të realizojnë sistem sportelesh do të kenë prioritet”, deklaroi Filipçe