Zakharieva: Ku qëndron problemi të thuhet se gjuha maqedonase daton nga viti 1945 dhe bazohet në gjuhën bullgare


Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva tha se “shteti bullgar ishte ndër mbështetësit më serioz të Maqedonisë së Veriut:.

“Dua t’u bëj një porosi, nënshkruam një marrëveshje, dy kryeministrat vendosën nënshkrimet në këtë marrëveshje dhe nuk është mirë që kontestohet ajo që është shkruar mbi atë marrëveshje”, tha Zakharieva.

Zakharieva theksoi se disa figura që janë deklaruar si bullgarë kanë luftuar edhe për idealet e Maqedonisë.

“Qëllimi ynë është që ta pranojmë historinë e përbashkët, t’i nderojmë ato heronj që deklaroheshin si bullgarë, por luftuan për idealet e Maqedonisë. Ku qëndron problemi të thuhet ‘po, gjuha që është zyrtare sipas Kushtetutës së tyre, daton nga viti 1945 dhe bazohet në gjuhën bullgare’. Ku qëndron problemi? Ne nuk e kontestojmë identitetin e tyre, ishim të parët që e pranuam Republikën e Maqedonisë”, tha mes tjerash Zakharieva.