Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 20 pacientë të shëruar.
– Shkup 1
– Kumanovë 9
– Prilep 2
– Veles 7
– Manastir 1.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 242 teste, dhe 14 raste të reja të COVID -19 janë konfirmuar në: Shkup-5, Prilep-2, Tetovë-1 dhe Veles-6. Deri më tani, janë kryer gjithsej 1.8410 teste për COVID në vend.
Në spitalin “8 Shtatori “ ndërroi jetë një paciente 61-vjeçare nga Tetova, e hospitalizuar prej me 28 prill.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1586, numri i pacientëve të shëruar është 1099, numri i vdekjeve është 90 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 397.