Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka kërkuar që të hapen xhamitë në Maqedoninë e Veriut.
“Nesër në Sarajevë do të falet namazi i Xumasë, është koha edhe në Maqedoni të mendohet për hapjen e xhamive!” ka shkruar Taravari.
Nga ana tjetër mbrëmë ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi në Click Plus në Tv21 u shpreh se gjatë muajt të Ramazanit sa më shpejt të hapen xhamitë dhe qytetarët të kryejnë obligimet e tyre fetare.
“Unë dëshirojë që sa më shpejt të hapen xhamitë gjatë këtij muaji të shejntë të Ramazanit” u shpreh Grubi
Ndryshe nesër në Sarajevë do të falet xhumaja e parë në xhami pas zbutjes së masave