Filipçe: Ka mbërritur ndihmë nga BE-ja në monitorë, maska, doreza dhe syze mbrojtëse


Kanë ardhur 20 monitorë, ndihmë plotësuese e ndihmës së tyre të përgjithshme prej 25.000 maskash N95,100.000 maska kirurgjike, 750.000 palë doreza, 10.000 syze mbrojtëse, me çka vlera e përgjithshme e ndihmës së BE-së së bashku me respiratorët, të cilët arritën ose që do të arrijnë, arriti në 3,2 milionë euro, theksoi sot në konferencë shtypi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se do të arrijnë edhe 20 respiratorë nga Norvegjia dhe me to dhe 20-të respiratorët e BE-së si edhe 15 që i konfirmuam përmes UNDP-së ka rritje të konsiderueshme të aparateve respiratotre.

Filipçe shtoi se kjo është shumë më shumë se dy të tretat e numrit të përgjithshëm të respiratorëve me të cilin disponon vendi, ato në mënyrë të përshtatshme do të sistemohen dhe ky është një përforcim i konsiderueshëm i sistemit shëndetësor./MIA