Behgjet Pacolli, në një lidhje direkte me DPT te Fidani ka treguar rreth ardhjes së tij në Kosovë, që pati polemika të shumta.
Ai ka thënë se është ndjerë i kërcënuar që mund të ketë ndonjë sulm terrorist, derisa është shprehur i shqetësuar se si informatat po dalin nga aeroporti.
“Unë kam marr një rekomandim nga një person i imi që më informon qe 30 vjet, ai që mos të atërojë në Prishtinë kësaj radhe, jam distancu nga çdo shkuarje në këtë datë në këtë ditë në Prishtinë.
Bëj thirrje te autoritetet si bëhet qarkullimi i nformatave nga aeroporti, ka ndodhë para se unë të marr vendim që në atë kohë të arri në Prishtinë.
Informata ka rrjedh nga aeroporti, siç ka rrjedhë informata për rinisjen time në Zvicër. S’është e zakonshme që informatat të shpërnahen në këtë mënyrë. Nuk e di ku ka qenë presidenti Thaçi”, ka thënë ai.
Ai tutje thotë se kryeministri Kurti e ka luajtur rolin e gjykatësit dhe prokurorit, madje thotë se i njëjti e ka kërcënuar.
“Në të njëjtën natë kur Sveçla pati konferencë, vjen deklarata e kryeministrit i cili e mbështet ministrin, bën edhe një gabim tjetër, bën prokurorin dhe gjykatësin, pasi ai vetëm më ka gjyku. Nëse dikush të kërcënon se ai do të vjen në emision me Qalajn, a të thrret ne kafe a mi përgatit duart për pranga.
Unë s’kam fjet atë natë jo nga frika, por nga inati. Se nga kush drejtohet Kosova, s’e njifsha vendin tim.
Unë s’isha deklaru që do ta votoj apo jo qeverinë. Gjejeni një shkrim që unë kam refuzu të shkoj në karantinë.
Një skenar i montuar sepse s’do të gjeni asnjëherë në shkrim që kam bërë që nuk shkoj ne karantinë. Unë kam thënë po në karantinë, por jo në atë që konsiderohet që është burgu i VV-së.
Ai konvikt, nëse shkoni e shifni se s’do ta gjeni asnjë militant të VV-së, anjë anëtar”, thotë ai.