Zëdhënësi i Qeverisë në largim, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër Zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence të cilin e ka falënderuar për ndihmën financiare të SHBA-së ndaj Kosovës.
Megjithatë, siç ka shkruar Kryeziu, raportimi se Kurti i është ankuar Zëvendëspresidentit Pence për ambasadorin Grenell është interpretim tendencioz dhe nuk përfaqëson përmbajtjen e letrës.
“Në letrën dërguar Zëvendëspresidentit Pence, Kryeminsitri Kurti e ka falënderuar atë për ndihmën financiare që SHBA-të i kanë ofruar Kosovës në ballafaqimin e saj me COVID-19 dhe ka shprehur krenarinë për të gjitha ata shqiptaro-amerikanë, pjesë e komuniteti mjekësor, të cilët po kontribuojnë në luftimin e pandemisë atje”.
Siç ka shkruar më tej Kryeziu, “Kurti nuk është ankuar për Ambasadorin Grenell, por ka shprehur shqetësimin e tij mbi planet e presidentit Thaçi për shkëmbim territorial, eufemizën për ndarje të Kosovës, për të cilat nuk e ka informuar si duhet ambasadorin Grenell”.
Postimi i plotë i Kryeziut:
https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/135884344702388