Një i punësuar në Komunën e Kisella Vodës i infektuar me virusin Kovid-19, ndërsa pesë të punësuar, të cilët ishin në kontakt me të infektuarin do të jenë në karantinë, informojnë nga komuna. Kryetari i komunës, Filip Temellkovski dhe shtabi i krizës në takimin e sotëm miratuan rekomandime si për të punësuarit ashtu edhe për banorët e Komunës.
Për gjendjen në komunën e Kisella Vodës është informuar Qendra e Shëndetit Publik prej ku janë marrë rekomandime për veprime të mëtejshme.
Për shkak të situatës së sapo shkaktuar, Komuna e Kisella Vodës kumton se deri më 12 maj nuk do të punojë me palët por të gjithë ata që kanë pyetje mund të drejtohen në numrat vijues të telefonit.
Sektori për punë komunale, infrastrukturë, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor
071261194
075309930
070 292 962
078 373 779
Sektori i urbanizimit dhe planifikimit hapësinor
02/2785429 për legalizim
02/2785420 për leje ndërtimi
02/2785443 për planifikim hapësinor
Sektori për punime inspektuese
02/2785449
02/2785456
02/2785465
Sektori arsimit, edukimit parashkollor, kulturës dhe sportit
02/2785418
Sektori i vetëqeverisjes lokale
02/2785427
Sektori për çështje juridike normative
070 226 037
072 314 988
“Arkivi i Komunës në mënyrë të sigurt do t’i pranoj lëndët nga palët dhe do të funksionojë pa problem çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00. Vetëqeverisja lokale për punonjësit e saj siguroi dhe shpërndau maska mbrojtëse që do t’u kërkohet detyrimisht t’i mbajnë në zyrat e tyre. Përveç kësaj, Komuna e Kisella Vodës për ballafaqim më të lehtë me virusin, nesër do të marrë një donacion prej 3000 maskave mbrojtëse nga Ambasada e Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut”, informojnë nga Komuna.
Ata shtuan se dezinfektimi i zyrave të komunës, hyrjet e ndërtesave banuese, stacionet e autobusëve, kopshtet dhe shkollat do të vazhdojë të realizohet. Në ndërtesat ku jeton ndonjë i sëmurë ose ku ka njerëz në karantinë dezinfektimi do të bëhet çdo tre ditë./MIA