Deklarata e Borell për ndryshim të kufijve nxit reagime të mëdha


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell dje në një intervistë ka deklaruar se nuk është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nëse dy vendet merren vesh për këtë.

Por deklarata e tij ka nxitur reagimin e personaliteteve dhe politikanëve të ndryshëm.

Ben Hodges, ish-komandant i Ushtrisë amerikane në Evropë ka reaguar ndaj deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Ai ka shkruar në Twitter se pajtohet që Evropa dhe ShBA-ja duhet t’ua japin hapsirën dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë një zgjidhje.

“Pajtohem. BE’ja dhe SHBA’ja duhet mundësojnë hapësirë për dy presidentët për të gjetur zgjidhje lokale. Jo vija të kuqe apo ligjërata nga të jashtmit. Në vend të kësaj jepni atyre shpresë për integrim perëndimor, mbrojini ata nga efektet shkatërruese të Kremlinit, SOC dhe mosmarrëveshjeve të brendshme”, ka shkruar Hodges në Twitter.