PLD: PDSH dhe Amdi Bajram janë viruse, nuk na duhen në qeveri


Tre deputetët e Partisë Liberal-Demokrate (PLD) e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, në seancën e djeshme në Kuvend në të cilën u votuan anëtarët e rinj të qeverisë, nuk kanë votuar “për”.

Nga kjo parti thonë se janë kundër futjes së Menduh Thaçit dhe Amdi Bajramit në Qeverinë e Maqedonisë, pasi i konsiderojnë si “viruse”.

“PDSH dhe Amdi Bajram janë virus të cilët i fusim në organizmin e shëndetshëm qeveritar dhe për këtë arsye jemi kundër angazhimit të tyre në qeveri”, thonë nga PLD.

Përndryshe, në seancën e djeshme Bardhyl Dauti nga PDSH u emëruar ministër pa resor, ndërsa më herët edhe Amdi Bajram kishte deklaruar se do të mbështesë shumicën parlamentare, por atij nuk i është dhënë post në qeveri./Telegrafi