Sot, 18 vite më parë, ndodhi ajo asnjë fans i Interit nuk dëshiron ta kujtojë


Duhet të ishte pasdite feste në atë 5 maj 2002, pasi Interi kishte shkuar në Olimpico për të marrë “3 pikë të lehta” – kështu do të cilësoheshin – por në fushë ndodhi krejt e kundërta.

Lazio e kishte mposhtur Interin me rezultat 4-2 dhe ia kishte rrëmbyer Neroaxurëve titullin nga dora.

Tifozët e Lazios brohoritnin për golat e Interit, pasiqë në garë për titullin ishte edhe Roma.

Për Interin kishin shënuar Vieri dhe Di Bagio, ndërsa për Lazion dy gola Poborsky, Simeone dhe Inzaghi.

Juventus në anën tjetër e kishte mposhtur Udinesen me rezultat 2-0 dhe kështu ishte shpallur kampion i Italisë.