BE-ja do t’i kontrollojë në mënyrë rigoroze fondet për koronavirusin, përgjegjësia – penale

Një ditë para samitit virtual në Zagreb në të cilin liderët e vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor duhet ta konfirmojnë “perspektivën e qartë të BE-së” për rajonin, Brukseli përkujton se 3.3 miliardë euro ndihmë të cilat arrijnë për luftën kundër pandemisë janë lëndë e kontrolleve shumë të ashpra nga ana e BE-së.

Ky samit në Zagreb nuk do të fokusohet në zgjerimin drejt rajonit, sqaruan diplomatët evropianë sot, pjesërisht për shkak të krizës sanitare, e pjesërisht edhe për shkak se zgjerimi u trajtua në kuadër të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së.

Edhe pse secili lider është i lirë të hapë cilën do temë që i duket e rëndësishme, plani nesër është të bisedohet para së gjithash për 3,3 miliardë eurot ndihmë financiare dhe materiale që e mobilizoi Bashkimi Evropian për luftë kundër koronavirusit dhe pasojat nga kjo krizë në rajon.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve sot në mëngjes, përfaqësuesi i Komisionit evropian i bindi përfaqësuesit medial se Komisioni do ta ndjekë me shumë kujdes rrugën e këtyre fondeve kur do të arrijnë në vende.

“Ju bind se secila transhë është lëndë e një revizioni mjaft rigoroz dhe mekanizmave kontrolluese dhe nëse ka edhe dyshim më të vogël për keqpërdorim potencial të fondeve, do të hapim hetim i cili mund të çojë drejt procesit penal. Fondet e BE-së janë të lidhura për kushte shumë të rrepta”, deklaruan nga Komisioni evropian.

Edhe pse parimisht rajoni ishte përjashtuar nga shumica e fondeve dhe mekanizmave për ndihmë, Bashkimi Evropian u korrigjua, kështu që nga fundi i prillit, vendet e rajonit nuk duhet tashmë të kërkojnë leje të posaçme për import të pajisjes mjekësore, të nevojshme për luftën kundër virusit. Kjo ishte përgjigje e kritikave të shumta, posaçërisht në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vuçiq publikisht shprehi pakënaqësi nga ajo që BE-ja po ndihmon më pak se Kina në vendin e tij.

“Pamë probleme në komunikim, u gjenerua dhe u përhapën akuza të rrejshme për miqësi mes BE-së dhe vendeve nga rajoni, liderët duhet të harmonizohen në porositë dhe duhet t’i kundërvihen konceptit të gabuar për marrëdhëniet tona”, deklaroi një diplomat i lartë i BE-së në prag të samitit të nesërm.

Për BE-në “nuk ka dyshim” se Ballkani Perëndimor është “partner i afërt” dhe se as Kina as Rusia nuk janë miq më të afërt dhe më të mëdhenj të rajonit.

Kritika u paraqitën ndërkaq edhe për shkak të faktit që ky samit nuk do të fokusohet në zgjerim, ndërsa deklarata e Zagrebit të cilën duhej ta në nënshkruanin të gjithë liderët nesër nuk e përmend fjalën zgjerim, as anëtarësim e as ndërkaq negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Nga BE-ja i hedhin poshtë këto kritika.

“Nesër ideja është të konfirmohet edhe njëherë perspektiva e BE-së e rajonit, ne nuk e bëjmë atë me partnerët tanë. Fakti që pati vendim për Maqedoninë e Veriut më 26 mars tregon qartë se perspektiva e BE-së është nxitje kryesore për reformat të cilat janë me përfitim të madh për të gjithë qytetarët, treguam se reflektojmë kur partnerët tanë reflektojnë. Nuk bisedojmë për zgjerimin, nga njëra anë sepse Kovid-19 është temë kryesore, por kjo nuk do të thotë se procesi është ndërprerë, procesi do të vazhdojë në takimin e ardhshëm të Këshillit për punë të përgjithshme në qershor, dhe do të përparojë, konsideruam se ka temë specifike në të cilën duhet të fokusohemi”, deklaroi diplomati i lartë i BE-së i involvuar në përgatitjet e samiti të nesërm.

Nga Komisioni evropian gjithashtu konfirmojnë se me të gjitha forcat po punohet në negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe se korniza negociuese do të prezantohet së bashku me raportet për përparimin e vendeve nga rajoni. Data e këtyre raporteve ende nuk është caktuar për shkak të krizës me koronavirusin, por do të duhej së shpejti të sqarohet.