Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi ka dal me një propozim për shlyerjen e gjobave ndaj qytetarëve të shqiptuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë.
“Shlyerja e të gjitha gjobave të vëna në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, ndihmat ekonomike për qytetarët dhe kompanitë të realizohen para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, këto janë disa nga kërkesat që Partia Demokratike Shqiptare do i dorëzojë sonte në mbledhjen e Qeverisë, dhe të cilat sipas kreut të kësaj partie, Menduh Thaçi duhet të përmbushen para se vendi të shkoj në zgjedhje.
Sipas Thaçit mosrealizimi i masave ekonomike para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, do të thoshte edhe keq përdorim gjatë fushatës parazgjedhore të këtyre masave, andaj kërkon që masat e lartpërmendura të përmbushen përpara përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Ai ka theksuar se BDI me çdo kusht po dëshiron të mbetet në pushtet.
Sipas tij, PDSH është pro zgjedhjeve, porse shumë çështje duhet të sqarohen para mbajtjes së tyre.
“Ata duan me çdo kusht sa më shpejt të shkojnë në zgjedhje dhe të rikonfirmohen me pushtet. Megjithatë ne jemi pro zgjedhjeve por shumë çështje duhet të sqarohen deri në zgjedhje. E para, ndihmat financiare që duhet të shkojnë te qytetarët dhe ndërmarrjet qofshin ato të vogla, mesme apo të mëdha, do shkojnë para zgjedhjeve dhe jo të bëhen pjesë e kampanjave mashtruese. Dhe çështja e dytë është si do kombinohet aspekti i fushatës elektorale me gjendjen e jashtëzakonshme? Pra ne vlerësojmë se gjitha këto ndihma duhet të jepen para zgjedhjeve dhe para përmbylljes së gjendjes së jashtëzakonshme që të mos bëhen objekt i fushatës”, deklaroi Menduh Thaçi. Kryetar i PDSH-së.